Portali hap panik për tërmet të ri të fuqishëm, 'Dilni nga shtëpitë'/ Rama: Alarm fals dhe kriminal, fajtorët do mbajnë përgjegjësi penale

TIRANË - Portali Syri.net pranë familjes Berisha dhe Presidentit Meta publikoi sonte në mbremje, në orën 22.21 nje fake news duke ngjallur panik me paralajmerimin në orën 23.30 të një termeti të fortë. Për ta bërë më të besueshëm lajmin portali i ishte referuar, në mënyrë fallso, për  parashikimin e tërmetit në orën 23.30 një sizmiologu grek, i njëjti i përmendur edhe nga Presidenti Ilir Meta kur me 29 korrik paralajmëroi një tërmet apokaliptik, duke shpifur edhe per fuqine e duke e bere edhe me te frikshme: 6 balle, pra me i forte se ai i te shtunes.

Portali i bënte apel qytetareve të dilnin menjëhere nga shtëpitë, duke përhapur panik dhe përfituar nga situata e brishtë pas tërmetit të forte të së shtunes. Mijëra njerëz mbushën rruget, sheshet e qyteteve të ndryshme duke përfshirë edhe Tiranën.

Portali me pas e hoqi lajmin qe nderkohe ishte përhapur në gjithe mediat sociale dhe ribotuar nga disa portale te tjera si Shekulli.

Lajmi i publikuar në portalin Syri.Net

Lajmi i fshirë nga portali Syri.Net
 

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar qytetarët se asnjë tërmet nuk mund të parashikohet, çka do të thotë se lajmet që po qarkullojnë në disa media dhe rrjete sociale për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 janë krejtësisht të pavërteta. Ato kanë deklaruar se fajtorët e këtij 'Fake News' do të mbajnë përgjegjësi penale.

"Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rreme mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30. I bëjmë thirrje të gjithë qytetareve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapës paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tille shkencor nga asnjë institucion shkencor. Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale", njofton ministria e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka pasur një reagim edhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.

"Ky është një fakeneës kriminal për të perhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime tërmetesh thjesht duhet neveritur", tha Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama


Lajmi kryesor:

Tjetër tërmet i fortë në Tiranë gjatë mbrëmjes... Sizmiologu në Report TV: Në 24 orë mbi 340 lëkundje! Rreziku kaloi, por dridhje të vogla do ketë sërish


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:08
Qetësohet situata, qytetarët rikthehen në banesa pas dy orësh ankth dhe panik në rrugë

Ka marrë fund prej rreth dy orësh situata alarmante e prodhur nga një lajm fals i Portarit Syri.Net dhe Shekulli se në orën 23:30 një tërmet do të godiste Tiranën. Qytetarët janë rikthyer në banesa të qetë pasi për dy orë mbushën plot sheshet Nënë Tereza, Skënderbej por dhe Bulevardin e Ri

Tashmë qytetarët mund të flenë të qetë në banesat e tyre dhe nuk është nevoja më për panik pasi u vërtetua qartë se lajmi i prodhuar nga dy portalet ishte një Fake Neës dhe autoritetet kanë marrë menjëherë masat për zbardhjen e autorësisë si dhe qëllimin e vërtetë të tyre.

Ora 01:01
EKSKLUZIVE/ Ja teksti i fake news te Syri.net dhe ndryshimi me lajmin e Top Channel

Pasi fshiu lajmin fallco nga frika se do te paguante pasojat Syri.net ne nje moment te pare akuzoi media te tjera se kishin shperndare alarmin fallco "per te perfituar ndonje klik".Por kur po qartesohej se ne te vertete ishte pikerisht Syri.net qe publikoi lajmin fallco, atehere portali nderroi strategji. Ne nje shkrim te trete u perpoq tja vishte lajmin fallco televizionit Top Channel qe mengjesin e te dieles intervistoi sizmiologun grek.

Por edhe kete here Syri.net genjente. Ja si pergjgjet sizmiologu grek ndaj pyetes se drejteperdrejte te gazetarit te Top Channel:

Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis – Jo nuk do te kemi. Besoj se ishte termeti kryesor.Por do te kemi lekundje te tjera.(VIDEO minuta 0:52'')

Pra ne asnje fjale te intervistes se transmetuar nga Top Channel nuk thuhej per nje termet te fuqishem te parashikuar me 23.30 dhe aq me teper te forces 6 balle, sic e kishte shkruar per panik Syri.net ne artikullin e tij te ores 22.21.

1569193369_file15.jpeg

Teksti i fake news botuar nga Syri.net

 

Ora 00:42
Rama reagon sërish: S'ka lindur ende ai kompjuter që parashikon tërmetet! Pjellë e ligësisë njerëzore, përbuzeni

Në një reagim të dytë për mediat, Kryeministri Edi Rama ka dënuar lajmin e përhapur qëllimisht për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 nga portali Syri.Net. Ai ka sqaruar dhe një herë se tërmetet nuk mund të parashikohen, është e pamundur siç thekson si, duke deklaruar se një gjë e tillë është e dënueshme me ligj.

"Nuk ka lindur ende ai kompjuter që parashikon tërmetet! Çdo lajm apo fjalë e përhapur për të mbjellë panik, për ardhjen e tërmetit, është pjellë e një ligësie të pashembullt njerëzore, që duhet përbuzur nga logjika dhe dënuar nga ligj",  shkruan Rama.

Ora 00:33
Shoqërimi i dy gazetarëve/ Lleshaj: Në vend të solidarizimit zgjodhën të nxisin tinëzisht panikun, do përballen me ligjin

Ministri i Brendshem Sander Leshaj ka paralajmëruar se ata që kanë përhapur me qëllim lajm të rremë se do ketë një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 (që nuk ndodhi), do të përballen me ligjin.

"Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu për të favorizuar gjithë llojet e krimit, do të përballen me ligjin. Policia ka kryer ndërkohë veprimet e para", shkruan Lleshaj ne facebook.

Ndërkohë policia deri tani ka shoqëruar gazetarin e "Syri.Net" Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit". Operacioni vazhdon për përgjegjës të tjerë.

Ora 00:20
Përhapën lajmin e rremë për tërmet, shoqërohen në polici dy gazetarë (EMRAT)

TIRANË- Pas botimit të lajmit të rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm 6 ballë, mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat gazetarin e "Syri.Net" Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit". Pas lajmi i publikuar ka përhapur panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se do të përballen nga një tjetër tërmet.

Ato kanë bërë thirrje qytetarëve që të qetësohen, pasi nuk ka vend për panik.

"Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin "SYRI.net" dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit "SYRI.net", Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit", për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët. Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që  do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët", njofton policia. 

Ora 00:19
Lajmi i rremë 'merr dhenë', reagon Qendra Europiane e Sizmiologjisë: Mos i dëgjoni, e pamundur parashikimi i tërmeteve

Lajmi i rremë, që përhapi panik në të gjithë Tiranën dhe Durrësin, ku dhe kanë qenë dy zonat më të prekura nga tërmeti, ka sjellë edhe reagimin e Qendrës Europiane të Sizmiologjisë. Në një reagim për mediat, pas këtij lajmi, ato theksojnë se një tërmet nuk mund të parashikohet, ç'ka do të thotë se gjithçka ka qenë një informacion i rremë.

"Për miqtë nga Shqipëria, që kane dëgjuar nga të tjerët se tërmetet mund të parashikohet. Mos i dëgjoni. Të parashikosh tërmetin është e pamundur deri më sot. Qëndroni të sigurt", shkruhet në njoftimin e Qendrës Europiane të Sizmiologjisë.

Njoftimi i Qendrës Europiane të Sizmiologjisë në anglisht
Ora 00:10
Sizmiologu për Report Tv: Banorë kthehuni në shtëpi, nuk do ketë asnjë tërmet të fortë

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Sizmiologu Rrapo Ormeni u ka bërë thirrje qytetarët që të qetësohen, pasi nuk ka vend për panik. Edhe vete sizmologu Ormeni e ka pergenjeshtruar lajmin e rreme te perhapur nga Portali Syri.net qe pararalmeronte termetin 6 balle ne oren 23.30."Qytetaret mund te kthehen ne shtepi se nuk ka asnje rrezik", tha sizmiologu.

"Ky është një trillim nuk ka deri më sot shkenca e simizologjisë që të përcaktojë orën e saktë të tërmetit ose parashikimet. Lëkundjet pas tërmetit do të ketë deri sa toka të vendoset në normalitet, por do të jenë lëkundje shumë të lehta, me tendencë në zbritje", tha Ormeni.

Ora 00:02
Xhaçka paralajmëroi burg për autorin e lajmit të rremë për tërmet, ja sa vite rrezikon të dënohet

Ministrja Olta Xhaçka paralajmëroi burg për autorin e lajmit të rremë, por sa vite rrezikon të dënohet. Referuar nenit 267, të Kodit Penal "Përhapja e informatave të rreme, me fjalë, me shkrim apo çdo mënyrë tjetër me qëllim që të ringjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet".  

Neni 267 i Kodit Penal 
Ora 23:53
Lajmi i rremë për tërmetin/ Xhaçka: Qytetarët të qetësohen! Do gjejmë autorin, e pret burgu

1569185566_1ba53899caeb42a481418879d1870a4d.jpg

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, pas lajmit të rremë se do të binte tërmet në orën 23:30.

"Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik. Kusho që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi. Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë", tha Xhaçka.

Ora 23:30
Mijëra njerëz në rrugë pas alarmit fals për tërmet (Foto)

Pas alarmit fals për një tërmet në portalin Syri.Net mijëra njerëz në rrugë. Shqiptarja.Com sjell foto.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty