Tatimet: Kujdes nga mashtrimet me transfertat ndërkombëtare të parave!

Tatimet: Kujdes nga mashtrimet me transfertat ndërkombëtare të parave!

Drejtoria e Tatimeve njofton se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), i ka kërkuar bashkëpunim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të informuar çdo tatimpagues të regjistruar në sistemin tatimor, mbi rrezikun e mashtrimit nga persona të paautorizuar, me qëllim devijimin e transfertave të tyre ndërkombëtare bankare, në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Prej ditës së sotme, çdo tatimpagues ka në dosjen e tij tatimore (e-filing), një njoftim ndërgjegjësues mbi këtë fenomen të konstatuar nga institucioni i parndalimit të pastrimit të parave, venë në dukje Tatimet.

Në vijim njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave:

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit parandalues në vend, informon subjektet e ligjit, individët dhe personat juridikë në vend, se kohët e fundit konstatohet një rritje e rasteve të mashtrimeve me tipologji, kryesisht, të ndërhyrjes nëpërmjet komunikimeve elektronike, ndaj  individëve/personave juridikë (klientë banke), nga individë të panjohur, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të jashtëligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës, këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme (auditimi, probleme me organet fiskale), që të ndryshojnë të dhënat e përdorura për transfertat (nr. i IBAN). Personat mashtrues paraqiten si përfaqësues legjitimë të kompanive, me të cilat klientët e bankës kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar.

Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Në momentin kur klienti kontakton me kompaninë përkatëse (për arsye të ndryshme, si mos dorëzim malli, etj.), kupton se ka qenë viktimë mashtrimi, pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve, pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit.

Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare.

Ju bëjmë thirrje që, nëse konstatoni ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave në nivel ndërkombëtar, të kryeni një komunikim paraprak (me telefon, faks, email) me kompanitë partnere, për t’u siguruar paraprakisht që ndryshimet janë bërë nga ana e tyre, për arsye legjitime dhe janë të miratuara prej tyre. Vetëm pas këtij konfirmimi vijoni me transferimin e vlerave monetare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia