Individët që nuk janë të punësuar, por ushtrojnë një profesion të lirë, pra kryejnë veprimtari ekonomike, kanë detyrimin të regjistrohen si subjekt tregtar, ka bërë të ditur Administrata tatimore. Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar, ushtruesit e profesioneve të lira, pavarësisht qarkullimit, duhet të regjistrohen si tatimpagues i TVSH-së, edhe pse janë subjekt i regjimit të biznesit të vogël, vuri në dukje dje Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Gjithashtu, pas kryerjes së regjistrimit, në vijimësi të veprimtarisë ekonomike duhet të respektojnë afatet e dorëzimit të listëpagesës, deklaratës së TVSH-së dhe deklaratës së tatimit në burim, nëse ushtrojnë aktivitet në një ambient të marrë me qira.
Në zbatim të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, çdo tatimpagues, përfshirë edhe personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në një nga profesionet e lira, janë të detyruar të lëshojnë kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar.
Personat fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal, regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Pra, individi i cili realizon të ardhura, kur bëhet pronar i një pasurie apo kryen pagesa, të cilat janë objekt i tatimit, sipas legjislacionit tatimor, ka detyrimin tatimor për pagesën e taksave dhe tatimeve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DIVA 2024/ 33 mln euro fitime nga platformat sociale, Tatimet: Deklaroni të ardhurat deri më 1 Prill
29 Mars, 15:27
-
Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi elektronik i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve
24 Mars, 07:15
-
‘Së shpejti’/ Rama prezanton ambientin e ri të fushatës: Aty ku do të sigurojmë dhe fitoren e 10-të! Flet dhe për krimet e pandëshkuara nga drejtësia
20 Mars, 19:02
-
144 mijë qytetarë duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Afati për “DIVA” 31 marsi, ja kush preket
12 Mars, 13:57
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Nga shkurti, deklarata e tatim në burim do parambushet automatikisht nga modeli i muajit paraardhës
7 Mars, 09:58
-
Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'
3 Mars, 17:00
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt, 16:18
-
Informaliteti/ Tatimet çojnë në Prokurori dy kompani ndërtimi në Tiranë, nuk deklaronin mbi 50% të pagave të punonjësve
6 Shkurt, 16:32
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
ca kupnoni do leshoj nje biznes i vogel o legena
Përgjigju