Tatimet “zbulojnë” sektorë me risk
Në shënjestër edhe firmat e ndërtimit
Drejtoria e Tatimeve (foto) ka kërcënuar se do të gjobitë rëndë sektorët, që i karakterizuar si më të prirur ndaj evazionit fiskal. Sipas saj, fjala është për ndërtimet, spitalet private dhe hoteleri-turizmin.
TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
(foto) deklaroi se ka dyshime të forta se spitalet, klinikat shëndetësore private, restorantet, hotelet po fshehin taksat masivisht. Nën dyshimin e administratës tatimore ka rënë edhe sektori i ndërtimit. "Vetëm në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, sektori i Shërbimeve Shëndetësore Private përfaqëson 4 për qind të totalit të Tatim Paguesve të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe disa prej tyre vazhdojnë të deklarojnë xhiro vjetore nën 2 milionë lekë", tha dje Erjon Prifti, drejtor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Veç shëndetësisë, tatimet kanë dyshime për evazion edhe tek kompanitë e ndërtimit dhe ato të hoteleri-turizmit. "Këta sektorë gjatë vitit 2012 kanë shfaqur nivel pajtueshmërie të ulët me ligjin,shmangie nga detyrimi për të deklaruar e paguar realisht aktivitetin e tyre ekonomik dhe pasqyrimin e drejtë të tij", tha Prifti.
Tatimet kanë marrë shkas nga dorëzimi i bilancet e xhiros dhe të fitimit për vitin e kaluar, ku duket se këta sektorë kanë shfaqur shifra shumë të ulta. Kjo administratë u ka bërë thirrje kompanive në këta sektorë që të tërheqin mbrapsht bilancet e dorëzuara dhe t'i korrigjojnë ato, në të kundërt do përballen me masa të forta ndëshkimore. "Ju është bërë thirrje që brenda datës 30 qershor të vitit 2013 të korrigjojnë deklaratat e tyre, në mënyrë që në mënyrë të shmangin penalizimet gjatë veprimeve që do të ndërmarrë më vonë administrata tatimore", tha Prifti.
Për herë të pas disa vitesh buxheti po përballet me rënie të të ardhurave nga taksat. Në katër muajt e parë, të këtij viti u mblodhën rreth 30 milionë dollarë më pak se viti i kaluar dhe rënia më e fortë është pikërisht te Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve janë të gatshëm të ndihmojnë të gjithë ata që do të drejtohen për të marrë ndihmën dhe informacionin e nevojshëm, tha atë, duke shtuar se motoja e tyre vazhdon të mbetet “Më pëlqen të paguaj taksat, me to blej qytetërimin”, shtoi përfaqësuesi i Tatimeve.
Sipas tij, hoteleri-turizmi, shërbimet shëndetësore private dhe ndërtimi gjatë vitit 2012 kanë shfaqur nivel të ulët pajtueshmërie me ligjin, shmangie nga detyrimi për të deklaruar e paguar realisht aktivitetin e tyre ekonomik dhe pasqyrimin e drejtë të tij dhe janë shpallur sektorë me risk, në përputhje me një metodologji, të hartuar në bashkëpunim edhe me FMN-në.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.4%
-
Jo
79.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 298
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21