Tatimet: Mbi 11 mijë biznese 
nuk kanë paguar detyrimet në kohë

Tatimet: Mbi 11 mijë biznese <br />nuk kanë paguar detyrimet në kohë
DPT: 11 350 biznese nuk kanë paguar detyrimet tatimore në kohë. Lista zyrtare me biznesët borxhlinj, sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve, deri në fund të muajit nëntor është 11 350 subjekte.

Njoftimi i publikuar në faqen e tatimeve bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Në bazë të ligjit “Për procedurat tatimore”, nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyrimin tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papaguar sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë pasurinë e tatimpaguesit, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimin tatimor të tij.


Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bashkia sulmohet sepse opozita nuk di të bëjë asnjë punë për qytetarët’, Veliaj inspekton godinat e reja te “5 Maji”: Në shtator gati lagjja e re

‘Bashkia sulmohet sepse opozita nuk di të bëjë asnjë punë për qytetarët’, Veliaj inspekton godinat e reja te “5 Maji”: Në shtator gati lagjja e re