Tatimet: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re

Tatimet: Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesën e re

foto ilustruese

TIRANE- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal.

Deklarata e Statusit Personal
Çdo i punësuar ka të drejtën e përfitimit të zbritjes nga vlera e tatueshme e të ardhurave nga paga, të shumave të përcaktuara, sipas pikës 1 të Nenit 22 të ligjit të sipërcituar, vetëm 1 herë gjatë 1 periudhe kalendarike mujore;

Deklarata e statusit personal, sipas nenit 66 të ligjit të mësipërm, duhet të nënshkruhet nga të dyja palët (subjekti tatimpagues dhe i punësuari) përpara fillimit të marrëdhënies së punësimit (para pagesës së parë të të ardhurave të tatueshme të punësimit);

Një punëmarrës nuk mund të nënshkruajë deklaratën për statusin personal me më shumë se një agjent tatimor të listëpagesës (subjekt tatimpagues) për të njëjtën periudhë kalendarike mujore. Pra, në rastin kur një individ ka më shumë se 1 punësim gjatë 1 muaji, deklaratën e statusit e dorëzon vetëm tek 1 subjekt dhe zbritja aplikohet vetëm në listëpagesën që dorëzon ky subjekt. Në subjektin/et e tjetër/ra përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi do të kryhet mbi pagën bruto.

Ndryshimi në listëpagesën e re:

Do të përmbajë një kutizë për deklaratën e statusit personal. Kjo përzgjedhje (check) mundëson që të zbriten nga baza tatimore shumat e përcaktuara në varësi të pagës bruto që kanë. Të gjithë punëdhënësit, punëmarrësit e të cilëve rezultojnë të punësuar vetëm në një punëdhënës (përpara datës 01.01.2025) do ta kenë automatike check box për "Statusin Personal", por ata do e mbajnë këtë check vetëm në rast se punëmarrësi dhe punëdhënësi kanë nënshkruar deklaratën e Statusit Personal.

Është detyrim ligjor që zbritjet tatimore do të bëhen nga punëdhënësi (edhe në rast punësimi në vetëm një punëdhënës) nëse deklarata "Statusi Personal" është firmosur nga të dy (punëdhënës - punëmarrës) dhe disponohet nga punëdhënësi.

Megjithatë duhet të mbahet në vëmendje që deklarata e statusit personal, duhet të dorëzohet e nënshkruar tek punëdhënësi.

Personat fizikë të vetëpunësuar bëjnë përjashtim nga deklarata e statusit personal.

Në rast se një individ është i punësuar në më shumë se një punëdhënës, kutiza nuk do të jetë e plotësuar pasi deklarata e statusit personal duhet dhe mund të përzgjidhet vetëm nga njëri prej punëdhënësve, i cili duhet të përcaktohet nga vetë i punësuari. Në rast se të gjithë punëdhënësit e individit tentojnë të përzgjedhin për të njëjtin individ të punësuar, atëherë sistemi do të kontrollojë në kohë reale dhe do të pranojë zbritjet nga baza tatimore punëdhënësin që ka përzgjedhur dhe ka deklaruar i pari listëpagesën.

Punëdhënësve të tjerë sistemi do t’u shfaqë njoftimin që zbritja nuk mund të aplikohet për të punësuarin, pasi është aplikuar më parë nga një punëdhënës tatimpagues tjetër. Zbritjet nga baza tatimore që përfiton i punësuari përfitohen vetëm një herë, pavarësisht se është i punësuar në dy apo më shumë punëdhënës.

Për punonjësit që do të punësohen rishtazi, kjo kutizë do të përzgjidhet ose jo nga subjekti që deklaron listëpagesën, në varësi të faktit nëse punëmarresi ka dorëzuar ose jo deklaratën e statusit. Rrjedhimisht edhe përllogaritja e tatimit do të kryhet mbi këtë bazë.

Shuma që zbritet nga paga për fondet e pensionit vullnetar (bazuar në nenin 20 të ligjit 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar), vlera e kontributit mujor zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt të llogaritjes dhe mbajtjes së tatimit, por kjo zbritje nuk mund të tejkalojë vlerën e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi (aktualisht paga minimale e miratuar është 40. 000 lekë).

Shkallët tatimore progresive për përllogaritjen e tatimit nuk kanë ndryshuar, ato janë 13% dhe 23%.

Tatimet kanë publikuar dhe materialin udhëzues  lidhur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit të listëpagesës.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu