Administrata Tatimore njofton se ka nisur kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com.

Tatimet thonë se janë përzgjedhur 100 individë dhe subjekte, të ardhurat e të cilëve do të analizohen nëse janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore.

Në njoftim theksohet se këta 100 tatimpagues për periudhën tetor 2022-dhjetor 2025 kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking.

Dhënia e apartamenteve me qira përmes platformave online, është rritur shpejt në vitet e fundit, duke bërë që me mijëra qytetar të japin me qira banesat apo dhomat e tyre sidomos në sezon veror.

Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.