TIRANE-Biznesmeni Serbo-Boshnjak i njohur për lidhjet dhe aktivitetin e tij në Shqipëri gjatë ish-qeverisjes së kryeministrit Sali Berisha është paditur në prokurori nga drejtoria e Tatimpaguesve.
Padia është depozituar në Prokurorinë e Tiranës e cila ka regjistruar menjëherë procedimin penal.
Burime nga akuza bënë me dije për Report Tv se, padia ndaj Fazllic është bërë për mospagim taksash, shmangie të detyrimeve tatimore, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me deklaratat tatimore.
Ende mbetet e paqartë detyrimi fiskal që biznesmeni i cili u bë i njohur në qeverisjen Berisha i detyrohet shtetit shqiptar, por jo zyrtarisht mendohet se shifra arrin më qindra mijëra euro.
Report Tv ka mësuar se ndaj Fazllic, padia është regjistruar një javë më parë. Këto shkelje të Kodit të Procedurave Tatimore sipas Drejtorisë së Tatimeve nëse vërtetohen nga Prokuroria në bazë të Kodit Penal Fazllic rrezikon burg nga 3 deri në 8 vjet.
Me këtë kallëzim është ngarguar për hetime task frocë e prokurorisë së Tiranës dhe pritet që ndaj Fazllic brënda Janar 2017 të dërgohet fletëthirrje zyrtare.
Dhe pse nuk jepen shpjegime se për kë aktivitet ai është nën hetim burimet flasim se bëhet fjalë për transaksione të shumta bakare dhe kryesisht të lidhura me zonën industrial të hamallajt në Durrës ku dhe ai ka rkyer shit-blerje të shumta të pronave.
Në kallëzimin ndaj Fazllic janë bashkëngjitur dhe paditë për disa ish zyrtarë të tatimeve dhe funksionarë publik por emrat e tyre nuk bëhen publik për arsye hetimore.
Ligjet që ka shkelur Fazlliç, çfarë rrezikon
Sipas Tatimeve, Damir Fazllic ka shkelje ne neni 131 te Kodit te Procedurave Tatimore
Veprat penale
1. Personi, i cili, për çdo tatim të vendosur nga një ligj tatimor, kryen ndonjërën nga veprat që vijojnë, dënohet në përputhje me Kodin Penal kur:
a) me dashje përpiqet të kryejë evazion tatimor;
a/1) kryen evazion tatimor siç parashikohet në pikën 2, të nenit 116, të këtij ligji. me dashje nuk mbledh tatimin ose nuk e paguan atë në buxhet;
b) me dashje nuk mbledh detyrimin tatimor dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ose nuk i paguan ato në buxhet.
Keto shkelje te Kodit te Procedurave Tatimore ne baze te Kodit Penal Fazllic janë të dënueshme nga këto nene:
Neni 181
Mospagimi i taksave dhe tatimeve
Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Neni 180
Fshehja e të ardhurave
(Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 36)
(Shfuqizuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)
Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO