TIRANË - Administrata Tatimore ka arritur të grumbullojë 9.7% miliardë lekë më shumë në periudhën 4-mujore janar – prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Të ardhurat e mbledhura në total sivjet janë 57 miliardë e 139 milionë lekë, më se 5 miliardë lekë më shumë se janar – prill 2013.
Totali i të ardhurave të mbledhura për muajin prill ishte 14 miliardë e 849 milionë lekë, 1.6 mld më shumë (rritje prej 12.34%).
Sipas zërave kryesorë të të ardhurave, janë shënuar këto rezultate:
- Kontribute të Sigurimeve Shoqërore janë mbledhur 5 miliardë e 933 milionë Lekë ose 662 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013, duke realizuar një rritje prej 12.57 %.
- TVSH janë mbledhur 3 miliardë e 164 milionë lekë ose rreth 376 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013. Kjo shifër është 13.48% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Tatim mbi Fitimin gjatë muajit prill janë mbledhur 1 miliard e 618 milionë lekë, +50.6% ose rreth 543 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com