Tatimet: Rezultat rekord në realizimin e të ardhurave në janar shkurt, 21 % më shumë se kjo periudhë në 2023

Tatimet: Rezultat rekord në realizimin e të ardhurave në janar shkurt, 21 % më shumë se kjo periudhë në 2023

Drejtoria e Tatimeve

Vijon rritja rekord e të gjitha llojeve të të ardhurave edhe për vitin 2024, duke shënuar konsolidim të sistemit në realizimin e treguesve të tij dhe rezultate rekord në mbledhjen e të ardhurave gjatë 2 viteve të fundit.

Vlen të theksohet që rekordi në mbledhjen e të ardhurave gjatë 2 mujorit të parë të vitit 2024 është realizuar pavarësisht se kontrollet në terren janë ulur në nivel historik. 

“Konkretisht, të ardhurat për muajin shkurt 2024 janë realizuar 24% ose 5.65 miliard lekë më shumë se Shkurt 2023. Krahasuar me Shkurt 2022 kemi rritje me 7.85 miliard lekë ose 37% më shumë. Ndërsa krahasuar me Shkurt 2021, kemi rritje me 9 miliard lekë ose 45% më shumë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në mediat sociale.

Administrata Tatimore sqaron se falë rezultatit të një pune të jashtëzakonshme, për 2 mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat u realizuan 21% ose 11.4 miliard më shumë se 2 mujori i vitit 2023. 

“Krahasuar me 2 mujorin e vitit 2022, kemi rritje me 17 miliard lekë ose 35% më shumë. Ndërsa, krahasuar me 2 mujorin e vitit 2021, kemi rritje me 22.7 miliard lekë ose 52% më shumë”, njofton DPT në rrjetet sociale.

 

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç