10 njësi të pushtetit vendor janë të listuara në listën e tatimpaguesve të këqij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Bashkia e Fushë-Krujës, ajo e Krujës, Kavajës, Divjakës, Rrogozhinës, Memaliajt, Përmetit, Policanit, Libohovës dhe Tepelenës janë në prag të falimentit dhe ndaj tyre kanë nisur ekzekutimi i detyrimeve tatimore me forcë. Burimet nga tatimet bënë me dije se detyrimet e njësive vendore janë akumuluar si të tilla nga mospagesa e kontributeve për punonjësit dhe të tjerave të krijuara nga ndërmarrjet në varësi të këtyre njësive.
/Shqiptarja.com








