Tatimet: Si kryhet ç'regjistrimi i personave juridikë jofitimprurës

Tatimet: Si kryhet ç'regjistrimi i personave juridikë jofitimprurës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me çregjistrimin e personave juridikë, që kryejnë veprimtari jofitimprurëse, që njihen gjerësisht si shoqata. Ato paralajmërojnë se çregjistrimi tatimor nuk eliminon detyrimet ekzistuese tatimore dhe nuk parandalon administratën tatimore të vlerësojë ose të mbledhë detyrimet tatimore.

Subjektet

Organizatat jofitimprurëse, fondacionet, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme, çregjistrohen sipas dispozitave të ligjit. Organizata jofitimprurëse që dëshiron të çregjistrohet, për çfarëdo arsye qofte, paraprakisht është e detyruar që të paguajë të gjithë detyrimet tatimore të papaguara dhe të paraqesë bilancin e mbylljes së veprimtarisë ekonomike në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve ku është regjistruar.

Procesi

Kërkesa për çregjistrim paraqitet në gjykatën përkatëse, sipas procedurave ligjore përkatëse. Gjykata nga ana e saj, njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit përkatës, për regjistrimin e hapjes së procedurës se çregjistrimit.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksionit përkatës, brenda 10 ditëve pune, nga marrja e njoftimit për fillimin e procedurave të çregjistrimit, kryen të gjithë verifikimet e duhura lidhur me situatën tatimore të organizatës jofitimprurëse që kërkon të çregjistrohet. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore të organizatës jofitimprurëse, detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat eventuale të lidhura me këto detyrime.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimit të situatës tatimore të personit të tatueshëm, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë, mbi bazë risku edhe një kontroll tatimor në mjediset ku organizata jofitimprurëse ushtron veprimtarinë e saj. Ky kontroll nuk mund të jetë më shumë sesa 30 ditë pune.

Nëse, nga këto verifikime apo nga kontrolli në vend, rezulton se organizata jofitimprurëse ka detyrime të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa, apo deklarata tatimore të paparaqitura, për të cilat ka detyrimin ligjor të paraqitjes, Drejtoria Rajonale e Tatimeve duhet të paraqesë në gjykatë kundërshtimin me shkrim të saj për çregjistrimin e kësaj organizate jofitimprurëse.

Në kundërshtimin e çregjistrimit të organizatës jofitimprurëse, të paraqitur në gjykatë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksionit, tregohet shuma e detyrimeve tatimore të papaguara.  Nëse, në kundërshtimin me shkrim, të paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është prezantuar shuma e detyrimeve tatimore të papaguara të organizatës jofitimprurëse, gjykata e juridiksionit mund të kryej çregjistrimin e saj.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve është detyruar të tërheqë menjëherë kundërshtimin e saj, apo organizata jofitimprurëse të ketë paguar detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat. Pas tërheqjes së kundërshtimit nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, gjykata, menjëherë nga data e tërheqjes së kundërshtimit, bën çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse. Të njëjtën gjë bën gjykata edhe kur Drejtoria Rajonale e Tatimeve nuk tërheq kundërshtimin, megjithëse organizata jofitimprurëse ka paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat dhe, për këtë, ajo ka paraqitur në gjykatë dokumentin, i cili vërteton pagesën e detyrimeve të papaguara.

Për çdo procedurë që organi tatimor kryen, sipas ligjit dhe këtij udhëzimi, që kur fillon procedura e çregjistrimit dhe deri në çregjistrimin përfundimtar, njoftohet në të njëjtën kohë edhe organizata jofitimprurëse. Nëse organi tatimor nuk i përgjigjet gjykatës brenda afatit, gjykata çregjistron automatikisht subjektin dhe njofton në të njëjtën ditë organin tatimor dhe tatimpaguesin. Në këtë rast, përgjegjësia është e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, drejtori i së cilës nxjerr përgjegjësinë personale të punonjësve të tatimeve dhe propozon masat përkatëse ligjore disiplinore apo penale ndaj tyre. Për çdo çregjistrim të personave të tatueshëm, gjykata njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit përkatës, ku ka qenë e regjistruar OJF-ja.

Për çdo çregjistrim të organizatave jofitimprurëse, gjykata njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve. Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksionit përkatës është e detyruar që, brenda ditës së nesërme të punës pas marrjes së njoftimit nga gjykata për çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse, të bëjë çregjistrimin e saj edhe nga regjistri i tatimpaguesve të administratës tatimore.

Për të gjithë periudhën pas datës së aplikimit për çregjistrim, tatimpaguesit organizata jofitimprurëse nuk mund të ketë detyrim për deklarim dhe për ato nuk duhet të gjenerohet deklaratë tatimore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen