Tatimet: S’ka kontroll për subjektet që përmirësojnë vetëdeklarimet

Tatimet: S’ka kontroll për subjektet që përmirësojnë vetëdeklarimet

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se është shtuar numri i subjekteve që operojnë në turizëm, të cilat kanë rezultuar me risk të lartë nga vjet, por që kanë përmirësuar vetëdeklarimin e tyre në lidhje me xhiron, pagesat e TVSH dhe numrin e të punësuarve. Sipas njoftimit të Tatimeve, janë rreth 1.200 tatimpagues, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj ftesës së Administratës Tatimore për të përmirësuar deklaratën e TVSH-së, duke filluar nga muaji maj 2018. Kjo, në kuadër të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sezonin turistik.

Këta tatimpagues, të cilët duhet ta reflektojnë këtë sjellje edhe duke realizuar pagesat për të gjithë muajt e sezonit turistik, nuk do të bëhen objekt i verifikimeve nga strukturat e zbatimit, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra. Objekt i kontrolleve të plota do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nga analiza kanë rezultuar me risk të lartë për sezonin e kaluar turistik dhe nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre lidhur me xhiron pagesat e TVSH-së, numrin e të punësuarve për të gjithë muajt e sezonit turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në kohë dhe me korrektësi detyrimet e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë