Tatimet: TVSH për muajin dhjetor
me formularin e vjetë

Tatimet: TVSH për muajin dhjetor<br />me formularin e vjetë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se pagesa e TVSH-së për periudhën tatimore dhjetor 2014 do të bëhet me formularin e vjetër. "Për transaksionet e kryera gjatë muajit dhjetor 2014, deklarimi i të cilave do të kryhet brenda datës 14 janar 2015, plotësimi i formularit të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së dhe deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes, do të kryhet sipas rubrikave të formularit të mëparshëm dhe sipas formatit aktual të librave, pavarësisht se në sistem do të keni formularin dhe formatet e librave, sipas Ligjit të ri të TVSH-së, i cili hyri në fuqi nga data 1 janar 2015?, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Deklarimi sipas formularit të ri të TVSH-së dhe formatit të ri të librave të shitjes dhe blerjes do të fillojë me transaksionet e kryera pas datës 1 janar 2015, pra me deklarimin e periudhës tatimore janar 2015, bëri të ditur DPT.

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve