Tatimet u bëjnë ftesë subjekteve turistike: Nëse rrisni vetëdeklarimin, shpëtoni nga kontrollet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon të nxisë tatimpaguesit, duke iu bërë thirrje që të rrisin vetëdeklarimin për t'iu shpëtuar kontrolleve
Pamje nga plazhi i Sarandës
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, Administrata Tatimore, synon të nxisë tatimpaguesit, që operojnë në këto zona, në të gjithë vendin, të përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpreh bindjen se mënyra më efektive për ta arritur këtë është nëpërmjet ndërtimit të raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjellët.
Pikërisht për këtë, tatimpaguesve u është bërë ftesë për të përmirësuar vetëdeklarimin e qarkullimit dhe të pagesës së TVSH-së për të gjithë muajt e sezonit turistik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të gjithë, tatimpaguesve do t’u krijohet mundësia për të negociuar me përfaqësuesit e drejtorive përkatëse rajonale, në lidhje me kërkesën për të përmirësuar nivelin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve për TVSH-në.
Tatimpaguesit, të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj kësaj ftesë, të administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.
Objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit në vend i xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre për xhiron dhe për TVSH-në e pagueshme për të gjithë muaj e sezonit turistik.
Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, qëllimi kryesor është zbatimi i ligjit, duke u siguruar se sistemi është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Kjo është arsyeja, pse strategjia jonë e vë theksin te rritja e cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit.
Administrata Tatimore nxit të gjithë tatimpaguesit, të cilët operojnë në fushën e turizmit, të jenë korrekt në zbatimin e ligjit, si dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore./Monitor
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor, 21:03
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor, 09:50
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01