Tatimet: Universiteti Ndërkombëtar
nga 2010 s'ka paguar asnjë detyrim

Tatimet: Universiteti Ndërkombëtar<br />nga 2010 s'ka paguar asnjë detyrim
TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar në lidhje me rastin e “Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës Henri”, që është publikuar sot në media. Sipas Tatimeve, ky universitet nga viti 2010 nuk ka paguar asnjë nga detyrimet që ka, ndërkohë që janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore.
 
“Rasti i “Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës Henri”, i publikuar sot në media, është rasti tipik i tatimpaguesit që prej vitit 2010 ushtron aktivitet ekonomik, deklaron detyrime tatimore në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi Fitimin, Tatimin mbi të ardhurat nga Punësimi, etj dhe nuk paguan asnjë prej tyre, qofshin këto edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të tij të mbajtura prej vitesh nga pagat e tyre. Në asnjë rast ky tatimpagues nuk ka marrë në konsideratë njoftimet e dërguara nga Administrata Tatimore në adresë të tij”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Drejtoria e Tatimeve.
 
Sipas Tatimeve, “ky tatimpagues ka borxhe të konsiderueshme, ku 65 % e tij përbëhet nga kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të papaguara. Këto kontribute u janë mbajtur punonjësve nga pagat e tyre së bashku me tatimin mbi të ardhurat dhe nuk ju janë paguar”.
           
“Në trajtimin e këtij rasti, Administrata Tatimore ka ndjekur të gjitha hapat e parashikuara në ligj, Më poshtë po paraqesim llojin e dokumentit zyrtar të dërguar tatimpaguesit me datën dhe numrin përkatës të protokollit”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Tatimeve.
 
JA DOKUMENTET E DËRGUARA NGA TATIMET:
 
1. Njoftim Vlerësimi Nr .49174 datë 01.09.2011.
2. Urdhër Bllokim Banke Nr .54567 datë 28.09.2011.
3. Njoftim Vlerësimi Nr .1260/1041 datë 18.10.2011.
4. Njoftim i Përgjithshëm për vendosjen e barrës Siguruese dhe Hipotekore Nr. 63414/157 datë 31.10.2011.
5. Njoftim Vlerësimi Nr .46710/42 datë 10.12.2011.
6. Njoftim Vlershmi Nr .2056/242 datë 15.05.2012.
7. Njoftim Vlerësimi Nr .30733/1 datë 23.05.2012.
8. Njoftim dhe kërkese për tu paguar Nr .44868 datë 18.06.2012.
9. Njoftim dhe kërkese për tu paguar Nr .50005 datë 03.07.2012 .
10. Urdhër Bllokim Banke Nr .50620 datë 06.07.2012.
11. Njoftim Vlerësimi Nr .41684/4 datë 11.10.2012.
12. Njoftim dhe kërkese për tu paguar Nr .86575 datë 03.12.2012.
13. Njoftim i Përgjithshëm per vendosjen e barrës Siguruese dhe Hipotekore Nr .89762 datë 13.12.2012.
14. Njoftim i fundit para sekuestrimit Nr .89734 datë 13.12.2012.
15. Urdhër Sekuestrimi Nr .24253 datë 01.07.2013.
 
Sipas drejtorisë së Tatimeve, për të gjithë dokumentet e dërguara përfaqësuesit ligjor kanë pasur dijeni pasi kanë firmosur marrjen në dorëzim të tyre. Administrata ka realizuar bllokimin e aktivitetit si hap të detyrueshëm ligjor në rastin e mospagimit të detyrimeve tatimore.
 
“Akti i fundit administrativ që Administrata Tatimore ka ndërmarrë përkundrejt këtij tatimpaguesi është kallëzimi penal për “Prishjen e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare”, pasi më datë 25.04.2014, u konstatua kundërshtimi i veprimit të organit tatimor nëpërmjet veprimit të prishjes së shenjave të bllokimit”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç