Tatimet zbulojnë tjetër skemë
mashtrimi fiskal, dëmi 295 mln lekë

Tatimet zbulojnë tjetër skemë<br />mashtrimi fiskal, dëmi 295 mln lekë
TIRANE-  Përveç skemës së mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së që i shkaktonte shtetit një dëm në vlerën e 515 milionë lekëve Drejtoria e Tatimeve ka zbuluar dhe një tjetër evasion fiskal prej 295 milion lekësh.

“Perveç zbulimit të skemës mashtruese të rimbursimit të TVSH-së me vlerë prej 515 milionë lekësh, kemi arritur të zbulojmë edhe një vlerë të evazionit fiskal me masën prej 295 milionë lekësh, kryesisht shmangie nga detyrimi për të deklaruar dhe paguar tatimet apo skema karusel të TVSH-së”- tha Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj sot në një konferencë për shtyp për të prezantuar analizën e punës nëj mujore në krye të këtij dikasteri.
 
Shehaj tha se për muajin tetor është realizuar plani i mbledhjes së të ardhurave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore në masën 106 % krahasuar me planin e qeverisë së mëparshme.

Sipas saj nga tatimet janë mbledhur 12 milionë dollarë më shumë se muaji shtator i këtij viti, ndërkohë që krahasur me tetorin e vitit të kaluar të ardhurat tatimore janë grumbulluar 716 milionë lekë më shumë.

“Rëndësi të veçantë zë TVSH-ja me 61 milionë lekë më shumë dhe të ardhurat personale me 17% më shumë. Kontributet nga sigurimet shoq.6 % më shumë se tetor 2012.”- tha Shehaj duke shtuar se ”Këto të ardhura zvogëlojnë gropën e zezë të gjetur në buxhet”
Sipas saj rritja prej 9 % e krahasuar me vitin e kaluar, tregon frymën e re të administrimit që kemi vendosur, duke u mbështetur tek goditja e fortë e sjelljeve korruptive apo skemat mashtruese me TVSH.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun

Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun