Tatimi i biznesit të vogël, ja sa
do të paguajë për vitin 2014
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gati një udhëzues që u vjen në ndihmë subjekteve për deklarimet e të ardhurave dhe shpenzimeve.
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gati dokumentet që duhet të plotësojë një biznes i vogël për të qenë në zbatim të plotë të ligjit. Një manual përdorimi do t'u vijë në ndihmë bizneseve për deklarimet e të ardhurave dhe shpenzimeve, plotësimin e librave të shitjeve dhe faturave tatimore, si dhe mënyrën e përllogaritjes së detyrimeve ndaj shtetit.
Pagesa e parë e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, ka si afat të fundit datën 10 shkurt 2014 dhe kryhet te bankat e nivelit të dytë për llogari të administratës tatimore qendrore, e cila më pas i alokon këto fonde për llogari të pushtetit vendor.
Niveli i tatimit për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milionë lekë, është 25 milë lekë në vit. Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për subjektet e biznesit me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë, është 7.5% mbi fitimin e tatueshëm.
Tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, duke i zbritur parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, në çastin e paraqitjes së deklaratës vjetore. Deklarata dorëzohet në drejtorinë rajonale tatimore ku është i regjistruar tatimpaguesi dhe plotësohet për të dhënat sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.
Bazuar në shumën vjetore të parapagimeve llogariten katër këste të parapagimit të tatimit të thjeshtuar. Llogaritja e kësteve të tatimit të thjeshtuar nga ana e drejtorisë rajonale tatimore i njoftohet tatimpaguesit brenda datës 1 prill të çdo viti.
Tatimi për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitiminTatimit sipas xhiros Shuma në lekëMe xhiro 0- 2 mln lekë 25 mln lekë në vit
Me xhiro 2- 8 mln lekë 7.5% mbi fitimin e tatueshëm
Pagesat e kësteve të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin1. Kësti i I Pagesa brenda datës 20 prill 2014
2. Kësti i II Pagesa brenda datës 20 korrik 2014
3. Kësti i III Pagesa brenda datës 20 tetor 2014
4. Kësti i IV Pagesa brenda datës 20 dhjetor 2014
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1653
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26