Konfederata e industrive shqiptare ka kërkuar ditën e diel që qeveria të rritë në masën e 20% tatimin mbi dividendin për të gjithë kompanitë, që punojnë në tregje të mbyllura me privilegje shtetërore si PPP, koncesione, apo licenca ekskluzive. Nga ana tjetër, është propozuar edhe rritja e tatimit mbi fitimin për të gjithë ata subjekte që kanë rritur të ardhurat e tyre duke përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme.
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se nga dita e hënë do të zgjatet orari për të dalë jashtë shtëpisë, do të autorizohen më shumë makina private që kanë autorizim kompanie, si dhe do të shtohet lista e bizneseve që do hapen, por ashpërsohen ndëshkimet deri në burg apo konfiskim malli për shkelësit, Konfindustria kërkon nga qeveria që të fillojnë normalizimi i situatës me qëllim zbutjen e pasojave të krizës. Sipas njoftimit të Konfindustrisë duhet të fillojë hapja e bizneseve dhe në rajonet gjeografike të paprekura ose të prekuara pak nga epidemia gjendja ti afrohet normalitetit.
Po ashtu kërkohet që të rishikohet paketa financiare e ndihmës për bizneset për të gjitha kategoritë, si dhe të lehtësohen nga detyrimet fiskale, taksa vendore dhe qendrore për kategoritë e ndaluara prekuara me ligj të bizneseve dhe punëmarrësve përkatës. Njoftimi vijon më tej duke shtuar se ka filluar shfaqja e shenjave të falimentimit të një numri të madh sektorësh të ekonomisë në kushtet e përballjes me pandeminë COVID 19.
Po ashtu në njoftim këshillohet qeveria që të kontrollojë daljet valutore jashtë vendit si dhe të orientojë shpenzimet buxhetore drejt bizneseve prodhuese kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë.
Ne.k.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksporti i mbetjeve, Konfindustria: Rënie e plotë e gjithë zinxhirit institucional! SPAK të nis hetimet
27 Gusht, 09:16
-
Propozimi i Konfindustrisë: Të ndahet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në 2 portofole, po dëmtohet sezoni turistik
6 Gusht, 10:45
-
Zhvlerësohen valutat, Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
6 Maj, 10:28
-
Biznesi fason në krizë, Konfindustria: Të merren masa për shmangien e falimentimit! Përgjegjëse qeveria
15 Janar, 09:57
-
Euro e dollari fitojnë terren ndaj lekut, por janë 15% më poshtë se vjet! Konfindustria kërkesë BSH: Kujdes me rritjen e normës bazë të interesit, po ndikon në kursin e këmbimit
4 Dhjetor 2023, 17:09
-
Rritja e normës bazë të interesit në 3.25%, reagon Konfidustria: BSH nuk ka arsyetuar për pasojat anësore që sjell për qytetarët dhe bizneset
7 Nëntor 2023, 09:52
-
Kabineti i ri qeveritar, Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë kombëtare, duhet rindërtim i portofolave ministrore
6 Shtator 2023, 09:11
-
Konfindustria i propozon Ramës rindërtimin e portofoleve ministrore: Tek aktualet ka përplasje të qartë interesash
14 Gusht 2023, 10:43
-
Unaza e Durrësit burim aksidentesh, Konfindustria thirrje Ramës: Rruga pa asnjë standard, ndërhyni sa më shpejt
7 Gusht 2023, 10:41
-
Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
8 Qershor 2023, 09:56
-
Rama paralajmëroi fashë për energjinë elektrike, Konfindustria e kundërshton: Duhet analizë e thelluar për menaxhimin e deritanishëm
29 Maj 2023, 09:38
-
Nafta kontrabandë e kapur në vend brenda 5 muajve të fundit, Konfindustria: Të merren masa të jashtëzakonshme, kap vlerën 55 milionë euro
12 Mars 2023, 09:38