TIRANE- Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjithë personat që nuk ushtrojnë vetëm një punë por dy ose më shumë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale. Në rast se si pasojë e dy punësimit personat marrin më shumë se 30 mijë lekë, duhet që të punësuarit të paguajnë tatim mbi të ardhurat në masën e 13%.Është ky vendimi i qeverisë dhe që është pjesë e paketës fiskale për vitin 2020, dhe që diskutohet tashmë në Komisionet Parlamentare. Por sa të drejtë e gjykojnë qytetarët këtë vendim?
Qytetari: “Pse ta mbaj shteti. Absolutisht a ka mundësi ta shtonte pagën. Gabim shumë gabim.
Qytetari: Njëra duhet të taksohet normalisht.
Gazetarja: Është e drejtë?
Qytetari: S’ka zhvillim nuk ka qytetërim, nuk ka pastërti nuk ka rregull në qytet pa u paguar taksat dhe pa u respektuar ligji.
Qytetari: Aspak i drejtë. Situata ekonomike në vend është tepër e vështirë, është 70 me 30, pra 70% shumë dobët ndërsa 30% pashallarë”.
Të pyeturit nga Report TV pranojnë se të përballosh kostot e jetesës përfshirë shpenzimet për ushqimet bazë është tepër e vështirë.
Qytetari: “150 mijë lekë në muaj.
Gazetarja: Është e mjaftueshme?
Qytetari: Jo nuk është, sapo i marrim i dërgojmë në drita dhe uji. Pensionet e sotme janë shumë të dobëta, por na ndihmojnë pak fëmija.
Qytetari: Janë të papërballueshme.
Gazetarja: Ju jeni i punësuar?
Qytetari: Po i punësuar dhe paga shumë e ulët.
Gazetarja: Nuk jeni i kënaqur?
Qytetari: Aspak.
Gazetarja: Ju i paguani detyrimet në shtet, e kalon paga juaj 300 mijë lekë (të vjetra)?
Qytetari: Jo nuk e kalon.
Qytetari: Pensioni është i vogël, nuk i përballojmë dot”.
Ndërkohë sa i takon një çështjes së marrjes së shpërblimit në fundvit pensionistët ende kanë shpresë.
Gazetarja: A shpresoni ende që do të merrni shpërblimin në fundvit?
Qytetari: Unë them që qeveria Rama, do të na e japë shpërblimin. Po sa na ndihmon se 50 mijë lekë (të vjetra) është, por blejmë një gjel deti.
Qytetari: Kështu thonë por nuk e di.
Gazetarja: Sa e ndihmon një pensionist marrja e një shpërblimi në fundvit?
Qytetari: Por 50 është pak më shumë nuk ka shteti.
Për dhënien e shpërblimit prej 5 mijë lekë, vendimi përfundimtar pritet të merret në fillim të muajit dhjetor.
Taksa natyrisht duhet te paguhet duke u bazuar tek shuma e te gjitha rrogave. Keshtu llogaritet psh edhe ne Itali. Qeveria ka te drejte te rris tavanin e shumes(ne se ka mundesi) me qellim te zvogelimit te varferise. Por te gjitha qeverite te quajtura demokratike nuk kane deklaruar se sa duhet te jene te ardhurat per minimumin jetik.Qeverite kane mbuluar "kokat ne rere si strucat" dhe kerkojne te jene ne rregull formalisht me legjislacionin Europian.
Përgjigju