“Rasti i kryetarit të ERE-s Sokol Ramadani, i cili me votën e Parlamentit ishte zgjedhur në krye të Entit Rregullator të Energjisë, por që dha dorëheqjen për të kaluar menjëherë tek një kompani private që vepron në sektorin energjetik, është një rast tipik konflikti interesi. Ligji përcakton qartë rastet e konfliktit të interesit për zyrtarët shtetërorë dhe është pikërisht Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që duhet t’i hetojë këto raste.
Kryetarit të ERE nuk i lejohet të punësohet menjëherë në një kompani e cila zhvillon aktivitet në fushën e energjisë. ILDKP duhet të marrë në hetim edhe aktin e dorëheqjes. Por, ILDKP për rastin në fjalë as që nuk është kujtuar”, thotë Balla.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)