VIDEO/ Afera e klanit Berisha me klubin Partizani, Balla dëshmoi mbi 3 orë në SPAK: Çështjes do i shkoj deri në fund! Kallëzova edhe për OSSH

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u paraqit këtë të mërkurë (7 qershor 2023) në Prokurorinë e Posaçme.

ocialisti dëshmoi mbi 3 orë në SPAK si person që ka dijeni për aferën e klanit Berisha për privatizimin e klubit ‘Partizani’. Balla shpreson që t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Ai shtoi se është një aferë korruptive ku vjehrri në detyrë (Sali Berisha) duke përfituar nga pushteti i jep pronën dhëndrit, Jamarbër Malltezi.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën me dije se ka qenë Prokurorja Enkelejda Minollaj ajo që është marrë me këtë çështje. Balla është paraqitur sot i vetëm, pa avokat.

Pas daljes nga SPAK, Balla bëri me dije se ka kallëzuar edhe për kompaninë OSSH. Më tej ai bëri të ditur se edhe nesër do shkojë sërish në ambientet e GJKKO-së. Berishën e ka paditur për shpifje pas akuzave të këtij të fundit në parlament rreth vrasjes së Ravik Gurrës.

Ai komentoi edhe për arrestimin e ish kryebashkiakut, Vangjush Dakon ku tha se ishte në të njëjtjën linjë me kreun e qeverisë. Rama tha se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.  Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir MediuAi është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani',  e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. 

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.  Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro. E gjithë dosja për privatizimin e “Kompleksit sportiv Partizani” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Afera me kompleksin Partizani, Balla: Shpresoj që SPAK t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, nesër do jem sërish këtu për padinë time ndaj Berishës

 

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla është prononcuar për mediat pasi dëshmoi në SPAK si person që ka dijeni për privatizimin e aferës së klanit Berisha për klubin partizani. Balla shpreson që t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.

“Kam qenë shpesh në këtë institucion për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Kam akuzuar persona me pushtet edhe kur kam qenë në opozitë edhe tashmë kur jam në pozicionin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe besoj e shpresoj që Prokuroria Speciale Antikorrupsion do t`i shkojë deri në fund të gjitha akuzave, si ajo për privatizimin e Kompleksit Sportiv Partizani ku besoj se kjo do të shkojë deri në fund. Kam bërë kallëzim edhe për privatizmin e kompanisë OSSH pas hetimit parlamentar dhe kam bindjen që edhe nesër do të jem këtu për një padi që kam bërë ndaj shtetasit Sali Berisha për deklarimet e tij dhe besoj se ky standard duhet vendosur nga të gjithë ne politikanët. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet që ta çosh qoftë në SPAK qoftë në GJKKO për ta adresuar këtë çështje. Dua t`i qëndroj angazhimit përpara prokurorëve se çështjet për të cilat diskutova sot të mbeten pjesë e sekretit hetimor me shpresën se do i shkohet deri në fund. 
Unë jam thirrur sot si një person i cili ka dijeni dhe natyrshëm që kam dhënë shpjegimet e mia për çështjen. Një prej rasteve tipike të korrupsionit në vend, pra të përdorimit të detyrës shtetërore nga ana e vjerrit në dobi të dhëndrit duhet të marrë fund.”- thotë Balla.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje