
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit. Pas një ngatërrese të vogël të qendrës së votimit, ku fillimisht u drejtuan në qendrën e votimit 2705, së bashku me bashkëshorten Iris Pekmezi dhe nipin Joel, ata votuan normalisht në qendrën ku ishin regjistruar 2704 (që ishte vetëm një kat më poshtë në Pallatin e Kulturës "Sadi Halili") .
Më pas, Balla ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, siç bën sot për herë të parë nipi i tij.
Kryetari i Grupit Parlamentar, shprehu optimizëm në fjalën e tij, teksa tha se nga sot qytetarët me votën e tyre i heqin mundësinë partive dhe individëve politikë të bojkotojnë Parlamentin apo zgjedhjet.
Ai e konsideron të fituar këtë garë, dhe ua dedikon këtë fitore votës së njerëzve të thjesht e të zakonshëm, që sipas tij, vendosin sot të mos e lënë Shqipërinë me halle, të përdoret për qëllime të vogla politike.
Lajmi kryesor:
Votojnë politikanët/ Begaj: Zgjedhjet janë të qytetarëve! Rama: Momenti të flasin të gjithë! Berisha-Meta: Do rrëzohet monizmi! Veliaj falënderon rivalët











