Deputeti Taulant Balla ka reaguar me një postim në Facebook ndaj ish-keyeministrit Sali Berisha i cili e ka akuzuar si të lidhur me bandat e drogës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Të dashur miq, më thonë që në një studio televizive ky karrikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mij. Sikur një e njëmija e çfarë vjell përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj.

Por ky karrikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po i këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë.

Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh. Nuk ka ilaç që i shëron.

Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur!

Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë!

E mor Sali ku do biesh...


Foto me të cilën Taulant Balla ka shoqëruar postimin