Taulant Pali: Si të jesh kamarier
i suksesshëm në zonat rurale!

Taulant Pali: Si të jesh kamarier<br />i suksesshëm në zonat rurale!
Të jesh një kamarier i sukseshëm në metropol, duhet të kesh mbi shpatulla një eksperiencë të gjatë në restorantet luksoze. Po cila është diferenca mes një zone urbane dhe asaj rurale, diferencë kjo që të fal dhe kënaqësi. Në këtë intervistë për gazetën, kryekamarieri i kompleksit “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës, na tregon hap pas hapi rrugën për të qenë shembull në një ndër restorantet më interaktive të zonës veriperindomore. Ky është Taulant Pali, në profesion mësues fizike në një nga shkollat 9-vjeçare të zonës së Fishtës, por fundjavat i ka të mbushura me një tjetër aktivitet, atë të shefit në restorantin ku tradicionalja dhe modernja ndërthuren aq bukur.
 
Prej gati tre vitesh jeni pjesë e stafit “Mrizi i Zanave”. Çfarë e bën një kamarier të suksesshëm sot në restorantet shqiptare?
Meqënse në Shqipëri po i mëshohet shumë zhvillimit të turizmit, ky biznes është në vrazhdën ose pararojë e asaj që duhet të jemi. Të jesh një kamarier dhe të bësh një shërbim të suksesshëm, thjeshtë duhet të jesh vetvetja dhe të nxjerrim në pah vlerat dhe traditat tona, duke shprehu mikëpritjen që populli shqiptar e ka në gjak. E rëndësishme është se, në këtë profesion duhet të bësh diferencën e komunikimit dhe dashamirësisë me klientin duke qenë gjithmonë vetvetja.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate