Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka dhe partnerja e tij Arbnora së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata kanë sjellë foto nga pushimet në Dubai, ku Arbnora shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Në një nga fotot që postoi Arbnora, zbuloi se ata do të bëheshin me djalë.
Futbollisti bashkë me parteneren kanë vendosur që t’i kalojnë festat nën rrezet e diellit në lindje dhe jo në të ftohtin e Europës.
Kujtojmë që çifti e bëri publik lajmin që do të prisnin një fëmijë në nëntor të këtij viti.
Taulanti dhe Arbnora
Komento