Në vazhdim Taulanti tregon emocionet para ndeshjes ku do të ketë përballë vëllanë e tij me Zvicrën, Granitin. “Nëse do të më duhet, do t’i shkaktoj edhe faull, vetëm që të mos na shënojë” paralajmëron mesfushori.
Taulanti shpjegon se pavarësisht zgjedhjes së ngjyrave kuqezinj, “Shtëpia ime është në Zvicër, pasi u linda dhe u rrita aty.
Në Zvicër mora gjithçka që më nevojitej: shkollën, futbollin, miqtë. Zvicra është vendi i mundësive, por unë nuk i harroj asnjëherë rrënjët e mia. Nuk do ta fsheh kurrë origjinën time” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com