Taulant Xhaka: Jam i rikuperuar
krenar që luaj me Shqipërinë

Taulant Xhaka: Jam i rikuperuar<br />krenar që luaj me Shqipërinë
Vetëm pak orë pas paraqitjes në kampin stërvitor të Kombëtares, Taulant Xhaka dha lajmin më të rëndësishëm përpara startit të Euro 2016. “Gjendja ime fizike është mirë. Ende nuk jam në 100 për qind, besoj se jam në 70 për qind dhe besoj se jam gati të luaj në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian kundër Zvicrës.”

Tejet i motivuar përpara evenimentit, mesfushori i’u përgjigj interesit të mediave ndërkombëtare, më saktësisht gazetës prestigjoze franceze, L’Equipe se çfarë do të thotë që luan për vendin e tij. “Do të thotë shumë. Është kënaqësi dhe krenari që luaj për Shqipërinë. Ka qenë një ëndërr të luaja për Kombëtaren dhe kur i vogël i shihja të gjitha ndeshjet e Kombëtares si tifoz i Shqipërisë”, tha Xhaka.

Graniti
Një dashuri për shqiptarizimin e ushqyer në familjen Xhaka, ku jashtë nuk mund të qendrojë as Graniti, pavarësisht se përfaqëson Zvicrën. “Himni? Babai im ma ka mësuar. Gjithashtu e kam mësuar në shkollën shqipe për 4 vjet. Himnin e dimë të gjithë si familje, edhe Graniti. Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin?

Besoj që edhe Graniti përpara ndeshjes do ta këndojë himnin shqiptar brenda vetes. Ai ka gjak shqiptar.” E në momentin që përmendet emri i Granit Xhakës, për Taulantin është e pashmangshme të flasë rreth duelit të 11 Qershorit, kur Shqipëria debuton përballë Zvicrës në Euro 2016.

“Është kënaqësi që jemi dy vëllezër në Francë. Unë do të jap maksimumin për Shqipërinë dhe Graniti për Zvicrën. Natyrisht që kam shumë emocione, pasi luaj kundër vëllait tim. A do t’i kursej ndërhyrjet? Jap maksimumin për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi nëse kam përballë Granitin apo dikë tjetër, unë do të bëj atë që kërkon trajneri. Por, nuk bëj ndërhyrje për të vrarë vëllain tim apo dikë tjetër. Të gjitha ndërhyrjet në fushë i bëj brenda rregullave të lojës.”

Taulanti nuk i kurseu vlerësimet për të vëllain, që së fundmi u transferua te Arsenali. “E kam pritur shumë mirë. Mendoj që Graniti e ka merituar, pasi Arsenali luan në Champions. Unë dhe familja ime jemi krenar. Edhe nëse do të luante me Shqipërinë, mendoj që Graniti do ta realizonte këtë kalim. Me kualitetin që ka ai është mesfushori më i mirë në Europë për pozicionin që ka”, u shpreh Taulant Xhaka


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!