Tavë gore
Përbërësit:
- 4-5 racione mish
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 5-6 qepë mesatare
- 3-4 thelpinj hudhër
- 2 kokrra vezë
- 1 gotë kos
- 1 lugë miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Mishin e prerë në racione e kaurdisim pak sa të ndryshojë ngjyrë, hedhim kripë, ujë dhe e lëmë të ziejë. Qepët i grijmë në fije, i kaurdisim sa të zbuten, hedhim hudhrat, kripë, piper dhe i vendosim në tavë. Vendosim racionet e mishit dhe pak lëng nga mishi. Rrahim vezët me kos e pak miell dhe i hedhim sipër tavës, të cilën e vendosim në pjekje në furrë.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)