Tavë kosi tradicionale

Përbërësit:

  • 1 kg kos i trashë
  • 3 vezë
  • 1 lugë çaji oriz
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 kg mish qengji
  • Kripë

Përgatitja:

Vendosim mishin në tavë me kripë dhe pak ujë dhe e pjekim në furrë derisa të marrë ngjyrë (200°C) për 1 orë. Kur mishi të jetë gati, shtojmë 1 lugë gjelle oriz rreth e qark tij. Në një tas rrahim lehtë kosin me vezët, miellin, pak kripë dhe lëngun e mishit me 2 lugë gjalpë të shkrirë. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e vendosim në një tenxhere në zjarr të ulët për 2–3 minuta, vetëm sa të ngrohet pak dhe të lidhet lehtë. Hedhim masën e kosit sipër mishit në tavë, shtojmë pak gjalpë sipër për shije dhe e vendosim në furrë në 200°C për 35–45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.