Tavë me kunguj dhe patate

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 2 patate
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 200 g salcë domate Star
  • 1 tufë kopër
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim patatet edhe kungujt në copa të mëdha. Në tigan kaurdisim në vaj ulliri qepën derisa të skuqet, shtojmë salcën e domateve edhe një gotë ujë. I shtojmë te tava ku kemi perimet, shtojmë hudhër të grirë edhe kopër. E pjekim në furrë të parangrohur me 200° për 30 minuta.