Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla
Përbërësit:
500 gr mish
2 thelpinj hudhër
1 kg qepë të njoma
5 kumbulla të tharta
1 lgj salcë domate
½ fç oriz
Majdanoz, kopër, nenexhik
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me kripë dhe piper dhe sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë për rreth 30 minuta.
Në një tenxhere shtojmë pak vaj ulliri dhe 2 thelpinj hudhër, e lemë hudhrën derisa të aromatizohet vaji, më pas e largojmë dhe shtojmë qepët e njoma të cilat i kemi prërë 2 cm të gjatë. I kaurdisim derisa qepët të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë salcën e domates, kumbullat e tharta, orizin dhe buljonin e mishit. Në fund shtojmë bimët aromatike.
Në një tavë vendosim qepët e kaurdisura me orizin dhe racionet e mishit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.7%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 1686
Lajme të tjera
-
Oshmar në saç nga zonja Albana
11 Dhjetor, 11:31
-
Ëmbëlsirë me biskota nga zonja Albana
11 Dhjetor, 11:25
-
Qofte me presh dhe nenexhik në salcë kosi nga zonja Albana
8 Dhjetor, 11:36
-
Bukë e skuqur me vezë nga zonja Albana
8 Dhjetor, 11:29
-
Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana
8 Dhjetor, 11:24
-
Llokume me lëng shege dhe arra nga zonja Albana
7 Dhjetor, 12:46
-
Pite të shpejta me turmerik nga zonja Albana
7 Dhjetor, 12:25
-
Koropoqe me lëng - Tradita çame nga zonja Albana
7 Dhjetor, 12:17
-
Supë kremoze me patate dhe me presh nga zonja Albana
6 Dhjetor, 12:13
-
Tavë me lakër arme e kimë nga zonja Albana
6 Dhjetor, 12:02
-
Tavë me patate, spinaq dhe krem qumështi nga zonja Albana
6 Dhjetor, 11:53
-
Përvëlak i ardhur me djathë të thërrmuar nga zonja Albana
5 Dhjetor, 11:54