Tavë me patate, kërpudha dhe djathë
Përbërësit:
- 2 patate
- 200 gr djathë
- 200 gr kërpudha
- 1 qepë e vogël
- 1 grusht spinaq
- 4 lgj krem djathi
- 30 ml pana
- Pak vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 200°C. Shtroni një tavë me letër pjekjeje dhe hidhni pak djathë në fund. Vendosni fetat e patates ngjitur me njëra-tjetrën duke mbuluar fundin dhe anët e tavës si bazë. Spërkatni pak vaj ulliri dhe pak djathë sipër. Në një tigan skuqni kërpudhat me qepën derisa të zbuten. Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Vendoseni këtë përzierje mbi bazën e patates, shtoni sipër krem djathi, spinaqin dhe përsëri djathë. Mbulojeni me fetat e mbetura të patates, hidhni panën sipër, pak kripë e piper dhe shtoni djathin e mbetur. Mbulojeni me letër alumini dhe piqeni për 40–45 minuta. Në 5 minutat e fundit largojeni letrën e aluminit dhe lëreni të marrë ngjyrë të artë. Në fund spërkateni me majdanoz të freskët dhe shërbejeni.
Komente












