Tavë me patëllxhanë dhe patate

Përbërësit:

  • 8 patëllxhanë
  • 4 patate
  • 1 filxhan çaji vaj për skuqje
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 qepë
  • 4 thelpinj hudhër
  • ½ filxhan kafeje stika pishe
  • 4 vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan kafeje bukë të grirë
  • ½ tufë kopër dhe nenexhik
  • 100 gr djathë i bardhë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qëroni dhe prisni patëllxhanët në feta të trasha, skuqini në vaj dhe vendosini mbi letër kuzhine që të kullojnë. Shtroni gjysmën e patëllxhanëve në një tavë të lyer me vaj dhe pak miell. Në një tigan kaurdisni në vaj ulliri qepët e prera hollë dhe hudhrën e grirë. Prisni patatet në kubikë të vegjël dhe përziejini me qepët, hudhrën dhe stikat e pishës. Shpërndajeni këtë mbushje mbi shtresën e parë të patëllxhanëve. Rrihni vezët me miellin, gjysmën e bukës së grirë, koprën, nenexhikun, kripën dhe piperin. Hidhni përzierjen mbi mbushje. Mbulojeni me pjesën tjetër të patëllxhanëve. Sipër spërkatni bukën e mbetur të grirë dhe djathin feta të thërrmuar. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40-45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.