Tavë me presh dhe vezë në furrë
Përbërësit:
- 4–5 presh
- 5–6 vezë
- 150 gr djathë i bardhë ose gjizë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gotë e vogël qumësht ose kos i holluar
- 2 lugë gjelle miell (opsionale)
- Kripë, piper i zi
- Pak kopër ose majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Lajmë mirë preshin, e presim në rrathë ose copa mesatare. E kalojmë në tigan me pak vaj ulliri për 8–10 minuta, derisa të zbutet. Hedhim pak kripë dhe piper. Në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, djathin e thërrmuar, pak piper dhe nëse dëshirojmë 2 lugë miell që tava të lidhet më bukur. Vendosim preshin e zbutur në tavë, sipër hedhim masën me vezë dhe e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak djathë shtesë. E vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 30–35 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Komente












