Tavo apel për shërbimin 
shëndetësor ndaj pacientit

Tavo apel për shërbimin  <br />shëndetësor ndaj pacientit
TIRANE - Ministri i shëndetsisë Vangjel Tavo i ka bërë apel qendrave shëndetësore të tregohen më të kujdeshme për sa i përket shërbimit shëndetësor ndaj pacientit. I pranishëm në analizën vjetore të ASHR ai ka renditur një sërë problematikash shqetësuese, që janë vënë re gjatë vitit që lamë pas.

“Ne gjatë kësaj periudhe kemi hasur një numër të konsiderueshëm ankesash, që kanë ardhur në Ministrinë e Shëndetësisë në forma të ndryshme si, etika e komunikimit me qytetarët. Do doja të theksoja funksionimin e recepsionit dhe vazhdueshmërinë e realizimit ose të zbatimit të sistemit të referimit. Të luftojmë sorrollatjen e dukumenteve mjekësore si pasojë e procedurave të ndryshme. Për sa i përket higjenopidemiologjisë, theksi duhet të vihet në evidentimin e saktë të fëmijëve për vaksinim sipas kalendarit të vaksinimit dhe të mos ketë asnjë neglizhencë,”- theksoi Tavo.

Nga ana tjetër edhe Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal Liljana Ramasaçi gjatë fjlalës së mbajtur ka renditur një sërë sfidash. Ajo theksoi se pritet që ASHR të përmbushë disa kërkesa për vitin 2013, si zbatimi rigoriz i politikave dhe strategjive kombëtare të ruajtjes dhe forcimit të shëndetit të popullatës, konsolidimi i platformave bashkëpunuese me agjencitë teknike të specializuara ne varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, fuqizimi i bashkëpunimit publik dhe jo publik etj.


(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi