Tavo: ISKSH-ja është model,
nuk duhet t'i vihet kazma

Tavo:  ISKSH-ja është model,<br />nuk duhet t'i vihet kazma
TIRANE - Sistemi i Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri është model dhe i sukseshëm, sepse ka rezultuar i qëndrueshëm edhe në kushtet e krizës që po kalojnë shumë vende, deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në analizën e punës njëvjeçare të ISKSH-së.

“Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor,” tha Tavo, “ka një rritje impresionuese në punën e tij dhe duhet mbështetur e jo t’i vihet kazma.

Mbi 20% e fondeve të tij vijnë nga kontributet dhe është demagogji të thuash se ato nuk do të paguhen më, pa treguar se nga do të mbushet kjo “gropë”.

Duhet të kujtojmë se në vitin 2012, Qeveria akordoi 2 miliardë lekë për rikontruksionin e spitaleve dhe qëndrave të reja, për pajisjen e tyre me aparate të rinj ekografik, radiografie etj.”, përfundoi Ministri i Shëndetësisë.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi