TIRANE - Në analizën vjetore në maternitetitn “Koço Glozheni”, Ministri i Shëndetësisë Tavo u kërkoi mjekëve që të ndikojnë sa të munden për të evituar lindjen e bebeve me operacion pasi vitet e fundit lindjet në ketë formë janë kthyer në fenomen, kryesisht te nënat e reja të cilat e bëjnë këtë për të shmangur dhimbjet.
"Që nga viti 2005 deri në vitin 2012 mortaliteti neonatal ka ardhur duke u ulur, pikërisht në vitin 2012, mortaliteti është ulur në shifrën prej 7.8 për mijë, duke e bërë kështu vdekjen foshnjore njëshifrore, të krahasueshme me vende të zhvilluara, siç janë Franca, Gjermania, Spanja, Italia apo edhe vende të tjera.
Mbetet për t'u përmirësuar përqindja e lindjeve me operacion, e cila ndonëse ndër vite ka ardhur duke u përmirësuar, por përsëri vazhdon të jetë e lartë në shifrën 33.8 për qind", tha Tavo.
Ndërsa drejtoresha e “Koço Glozhenit” Rubena Moisiu, u shpreh se lindshmëria në Shqipëri ka ardhur duke rënë. “Ndërkohë që na janë rritur shifrat e bebeve të cilët vijnë e paraqiten pas lindjes me peshë të ulët, gjë e cila flet që duhet përmirësuar sido që të jetë kujdesi në shëndetin parësor", tha Moisiu.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com