Tavo në Dibër: Mangësi në bluzat
e bardha, s'ka mjekë specialistë

Tavo në Dibër: Mangësi në bluzat <br />e bardha, s'ka mjekë specialistë
DIBER - Spitali i Dibrës ka qenë ndalesa e radhës e ministrit të Shëndetësisë në vazhdën e turit të takimeve me administratën e spitaleve rajonale në të gjithë vendin. Ministri tha se gjatë diskutimit me mjekët e spitalit kanë dalë në pah një sërë problemesh që ndeshin bluzat e bardha, siç është mungesa e mjekëve specialistë. Ai tha se kërkesa për mjekë specialistë është bërë e njohur për ministrinë e Shëndetësisë, ndaj kjo çështje do të analizohet për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

“Jam sot në Peshkopi në vazhdën e turit të takimeve në gjithë Shqipërinë për të takuar mjekë, administratën e spitaleve për të diskutuar për problemet që ato kanë dhe mundësitë e zgjidhjen e problemeve.
Qëllimi ynë është që të jemi sa më pranë qytetarit. Çështja e specialistëve është një nga çështje më të mëdha, sidomos mungesa e anestezistit. Ne kemi dhënë një zgjidhje provizore, nga Tirana vjen në Dibër. Po marrim gjitha masat, që të zgjidhet problem i mungesës së specialistëve. Kërkesa për specialistë do të analizohet nga Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi ministri Tavo.

Ministri Tavo tha se takime të tilla me mjekët e spitaleve kryhen vetëm me qëllim që t’u qëndrohet sa më pranë qytetarëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi