Tavo: Propozimi për bashkëpunim me Gjikurian, i sinqertë! Rama: Ne kemi Vangjelin e duhur! Zgjidhni mushkën që mban, ju kanë ngelur drutë në oborr

 

Kryeministri Rama dhe kandidati socialist për Himarën Vangjel Tavo ishin sot në Himarë në një takim të fundit me qytetarët para zgjedhjeve të së dielës për bashkinë.

Tavo sqaroi se propozimi i tij në rast fitore për bashkëpunim me rivalin e opozitës Gjikuria ishte i sinqertë, pasi sipas tij qyteti ka nevojë për bashkëpunim përtej kaheve politike. Ndërsa Rama, shtoi me batutë se janë dy Vangjel, por PS-ja ka të saktin.

Tavo: Propozimi për rivalin ishte me sinqeritet. E konsideroj të nevojshëm për Himarën bashkëpunimin për Himarën me stafin e tij, ti bashkohen programit tonë. E them me sinqeritet dhe nuk ka pse ti ngelet qejfi nga ne. Himara është e të gjithëve e të majtëve e të djathtëve, pa ngjyrë. Kushdo që do ta zhvilloj Himarën, është i mirëpritur.

Rama: Dy Vangjel janë këtu. Ça ti bëjmë ne që kemi Vangjelin e duhur. Vangjel për Vangjel. Sinqerisht që është kështu për të gjitha. Shqiptarin tënd nuk e ke në rregull. Nuk ta bën atë punë. Zgjidh shqiptarin e duhur. Shikoje si mushkën që do ngarkosh. Do të ngelen drutë aty. Edhe i kapin drutë dhe rrahin njëri tjetrin. Të kanë ngelur drutë në oborr vëlla.

Tavo: Edhe kundërshtarët tanë pranojnë se puna që është bërë këtu ka qenë madhështore. Puna e Gjergjit ka qenë e mirë. E kanë pranuar të gjithë.

Rama: Për veten time ta kam thënë, flisnim, të kam thënë dua të kem një njeri dhe një partner për të bërë punët, pastaj se çfarë kemi pasur ne i zgjidhim kur të na vijë koha për të ulur për të pirë kafe në mëngjes. Në këtë pikë jam super besim plotë se me ty këtu dhe me të tjerët, pavarësisht se nuk është një mandat i plotë do bëjmë tre-fishin. Ju falënderoj shumë të gjithëve. Respekte.


Lajmi kryesor:

Rama krah Tavos para zgjedhjeve: Ky është i tëri i Himarës! Një kazan atje në Greqi tha kam vjedhur pronat


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!