Superylli i muzikës pop Taylor Swift dhe lojtari amerikan i futbollit Travis Kelce kanë kurorëzuar zyrtarisht dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore të mbushur me yje të famshëm, e cila u drejtua nga komediani dhe aktori Adam Sandler.

Çifti u martua në Madison Square Garden, ndërsa pas ceremonisë në ekranin gjigant jashtë arenës në qendër të Manhatanit u shfaq mbishkrimi “Just married”.

Veshja e nuses dhe e dhëndrit ishte nga Christian Dior dhe stilisti Jonathan Anderson, ndërsa këpucët ishin të punuara me porosi nga Christian Louboutin. T

Martesa e shumëpritur mes superyllit të muzikës dhe një prej emrave më të mëdhenj të futbollit amerikan ngriti entuziazmin në kulm. Madison Square Garden, një arenë e njohur për ndeshje historike të NBA-së dhe koncerte legjendare, u shndërrua në vendin e ceremonisë së tyre.

Mes të ftuarve nga bota e artit dhe argëtimit ishin aktorët Bradley Cooper, Zow Kravitz, Hugh Grant dhe Ethan Haëke, modelet Gigi Hadid dhe Karlie Kloss, komediani Chris Rock, regjisori Steven Spielberg, këngëtarja Camila Cabello, si dhe autorja Jenny Han.

Nga bota e sportit morën pjesë trajneri i Kelce te Kansas City Chiefs, Andy Reid, disa prej bashkëlojtarëve të tij, legjenda e NFL-së Tom Brady, lojtari i Seattle Seahaëks dhe kampioni i fundit i Super Boël, Cooper Kupp, si dhe figurat e ESPN Joe Buck dhe Stephen A. Smith

Festimet sollën masa të jashtëzakonshme sigurie, duke çuar në mbylljen e një prej korridoreve më të ngarkuara të Manhattanit. Jashtë arenës u mblodhën qindra fansa të Taylor Swift, të cilët kënduan hitet e artistes dhe pritën për orë të tëra me shpresën për të parë çiftin apo të ftuarit e famshëm.

12/2