Taylor Swift kurorëzohet e famshmja bamirëse e vitit 2014

Taylor Swift kurorëzohet 
e famshmja bamirëse e vitit 2014
Fushata e bamirësisë “Dosomething.org” ka shpallur fituese të vitit Taylor Swift.

Taylor është vlerësuar për ndihmën e saj si dhuruese kryesisht me vëmendjen për shkollat publike.



Swift këtë fundvit ka menduar edhe për fansat e saj të cilëve u ka dërguar kartolina dhe dhurata, ndërsa mëngjesin e sotëm ka bërë publike video me reagimet e tyre të gëzuara.

2. Laverne Cox i është dhënë vendi i dytë për vëmendjen ndaj lëvizjes transeksuale duke qenë edhe vetë femër e lindur mashkull.



3. Beyonce ka dhënë kontributin për një gamë të gjerë të rasteve të mira nëpërmjet fushatës së saj “BeyGood”.



4. Miley Cyrus u rendit e treta për punën e saj me të rinjtë e pastrehë.



5. Kontributin për lëvizjen feministe e ka dhënë aktorja Emma Watson e cila është radhitur në vendin e tretë. Këtë vit u kurorëzua ambasadore e fushatës “He For She”.



6. One Direction kanë treguar vëmendje ndaj të sëmurëve me kancer duke dhuruar 300,000 $.



7. John Cena



8. Shonda Rhimes



9. Tyler Oakley



10. Chris Pratt



11. John Legend



12. Olivia Wilde etj.



Vipat kanë dërguar për bamirësi para të fituara nga klipet dhe puna e tyre si artistë.

Në listë nuk është përfshirë çifti bamirës Anxhelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët dhuruan 5 milionë $ të mbledhura nga fotot e shitura të dasmës së tyre.

Të njëjtën gjë bëri edhe çifti George dhe Amal Clooney me fotot e dasmës së tyre, por as ata nuk u renditën në listën e bamirësisë.

Justin Bieber u rendit në vendin e 20, pavarësisht se ka dhënë kontributin e tij me ulje dhe ngritje për fondacionin Make-A-Wish.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

42/12
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump