Këngëtarja amerikane Taylor Swift duket se po përjeton një romancë të re me këngëtarin anglez Ed Sheeran.

Sipas “The Sun” çifti ka filluar romancën që në marsin e vitit të shkuar dhe ata shkojnë mjaft mirë së bashku.

taylor swift

Para ndarjes së çmimeve “Brit Award 2013”, bukuroshja 23 vjeçare dhe këngëtari 22 vjeçar janë parë të qëndrojnë në të njëjtin hotel së bashku, ku të nesërmen Ed ka dalë po me të njëjtat rroba nga andej.

Edhe pse ata janë shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një marrëdhënie pune lidhur me muzikën duket se gjërat janë ndryshe dhe ata e pëlqejnë vërtetë njëri-tjetrin.

taylor swift

Për më tepër vitin e shkuar Ed bëri dhe një tatuazh në krah me shkrimin “Red”, i njëjti titull me albumin e katërt të këngëtares Taylor.

taylor swift

Bukuroshja amerikane para një viti ka përfunduar romancën me Harry Styles, i cili është një nga shokët më të mirë të Ed Sheeran.

(b.t/shqiptarja.com)