TIRANE- Plot 112 punonjës të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, pesë muaj para arratisjes së bujshme nga ky burg, janë çertifikuar nga Drejtoria e Burgjeve, lidhur me mënyrën se si duhet të shmangnin arratisjen e të dënuarve dhe shërbimeve të tjera që duhet të kryenin brenda në ambjentet e institucioneve të vuajtjes së dënimit. Trajnimi është kryer duke marrë shembuj të arratisjes së të dënuarve nga vitet e kaluar, dhe se në të gjithë punonjësit duke filluar nga, gardianët që ruajnë sigurinë, si dhe stafi mjekësor dhe ai social, është shpërblyer me çertifikata konkrete, duke e konsideruar trajnimin tepër efikas dhe menduar se gardianët e burgut të Drenovës, kishin marrë njohuritë bazë në praktikë dhe teori, lidhur me mënyrat se si duhet të parandalonin arratisjen e të dënuarve nga burgu dhe se si duhet të silleshin, gjatë shërbimit të tyre brenda ambjenteve.
Pas 5 muajsh
Pikërisht pas 5 muaj nga koha e çertifikimit të gardianëve të burgut të Drenovës, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Arratisja e 7 personave, ku mes të cilëvë katër të dënuar me burg përjetë, ka bërë që prokuroria e Korçës, të vendosë arrestimin e 21 gardianëve. Siç mësohet nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të 21 gardianët e arrestuar nga prokuroria si personat që me neglizhencën e tyre i kanë dhënë mundësi Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit, Gëzim Tomës, Artur Goros, Reis Haxhiraj dhe Eduart Lulos të arratisen, kanë marrë pjesë në këtë trajnim dhe madje janë çertifikuar.

(Faksimile e njoftimit të publikuar nga Drejtoria e Burgjeve për çertifikimin e gardianëve)
Gardianët për 2 javë me rradhë kanë zhvilluar kurse të posaçme, për të shmangur arratisjen, madje në këto kurse janë improvizuar dhe situata të rasteve të mëparshme të arratisjes nga burgjet, duke treguar se çfarë masash duhet të merte personeli i gardianëve në sektorë konkrete. Për të gjitha këto mësime, në datën 4 qershor të këtij viti Drejtoria e Përgjitshthme e Burgjeve ka vendosur tu japë çertifikata gardianëve, duke e konsideruar kursin dy javor si të plotësuar. Mirëpo, 5 muaj nga ndarja e këtyre çertifikatave, 21 gardianët jo vetëm që nuk kanë zbatuar teoritë dhe praktën e mësuar në kursin dy javor, por dhe kanë shkelur në mënyrë të hapur dhe rregulloren e brendshme të burgut të Drenovës, duke mos njoftuar përmes sistemit të alarmit dhe duke mos lënë çelësat e dyerve në vendin, ku përcaktohej në rregullore. Në kursin dy javor janë çertifikuar të gjitha nivelet e punonjësve, në një trajnim që ka zgjatur në periudha të ndryshme.
Ndjekja penale
Megjithëse të çertifikuar, për të shmangur çdo rast arratisje nga burgu, një gjë e tillë nuk e ka ndaluar prokurorinë e Korçës, të ngrerë akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe të arrestojë 21 gardianët e burgut të Drenovës. Momentalisht, 19 prej tyre janë lënë në masën e arrestit në burg, ndërkohë që dy gardianet operatore të mbikqyrjes së kamerave të instaluara në burg, janë lënë nga ana e gjykatës, në masën e arrestit “Detyrim paraqitje”.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com