Të afërmit e Sergei Skripal mendojnë se ish-agjenti ka vdekur, ja çfarë i bën të dyshojnë
Të afërmit e Sergei Skripal, ish-agjentit të dyfishtë rus, i cili u sulmua me Novichok mendojnë se ai ka vdekur. Ajo që i bëri ata të dyshojnë është fakti që ai nuk telefonoi për ditëlindjen e të ëmës.
Sergei dhe Julia Skripal
Të afërmit e Sergei Skripal, ish-agjentit të dyfishtë rus, i cili u sulmua me një agjent nervor në Salisbury marsin e kaluar, kanë shprehur dyshimet se ai mund të ketë vdekur.
Victoria Skripal tha se ata nuk kanë dëgjuar nga vajza e tij Julia, që nga fundi i korrikut. Kohë nga e cila ajo mori në telefon për të uruar gjyshen e saj për ditëlindjen. Në telefonatën me familiarët, Julia ishte shprehur se së shpejti edhe babai i saj, do t’i telefononte.
Por çfarë i bën të afërmit e Skripalëve të dyshojnë mbi vdekjen e ish-agjentit?
Pse mendojmë kështu? Sepse Julia tha se babai i saj do të na telefononte. Ishte ditëlindja e nënës së tij dhe ai e adhuron atë. Për më tepër që në raportin e spitalit nuk kishte asnjë foto të tijën. Njoftimin për shërimin e tij e morrëm vesh nga mediat. Pse nuk na lejuan ta shohim? Nëse ai nuk do të donte, mjaft të na e thoshte.
Victoria Skripal, e afërme
Ngjarja
Sergei dhe vajza e tij 33-vjeçare, Julia, u gjetën të rrëzuar në një stol në Salisbury më 4 mars. Ata thuhet se u sulmuan me Novichok.
Incidenti shkaktoi një ‘luftë’ diplomatike midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Kjo e fundit akuzonte Rusinë se ishte përgjegjëse për sulmin.
Rusia nga ana e saj i mohoi me forcë akuzat duke dënuar edhe aktin e Britanisë për ndalimin e përfshirjeve në hetime.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.8%
-
Jo
10.8%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i Jashtëm britanik në Kosovë: Angazhim rigoroz nga qeveria e re në procesin e dialogut! Osmani propozon marrëveshje për mbrojtjen dhe ekonominë
2 Prill, 10:48
-
Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit
2 Prill, 10:20
-
Mediat britanike ‘nota negative’ për shqiptarët: Ata që vijnë me gomone po tallen me paratë e britanikëve (VIDEO)
2 Prill, 09:43
-
‘Repolitix’/ Bala: Nëse Britania certifikon zgjedhjet, a do e pranojë Berisha rezultatin po humbi? Kalaja: Jam mosbesues te SPAK! Çaça: Task-Forca në ambasadë për krimin zgjedhor! Vata: E zakonshme
1 Prill, 21:43
-
Ngjela: Trump i lidhur me interesat e Moskës! Rusia e ka ëndërr Ukrainën, por i ndan feja! NATO ka shqetësim Trumpin, ndaj po forcohet ushtarakisht
31 Mars, 19:14
-
Fluturon vetëm një minutë, raketa evropiane shpërthen në qiell (VIDEO)
30 Mars, 20:37
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
30 Mars, 16:04
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Starmer kundër 'lojërave politike' të Putinin, 'mobilizion' 25 vende në një mbledhje urgjente ndërkombëtare
15 Mars, 08:52
-
Presidenti Zelensky nuk beson në vullnetin e Putinit për paqen
14 Mars, 15:26
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45