E diela në mbrëmje rikthen derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit në 'San Siro'. Impianti mitik pritet që të jetë në kapacitet të plotë prej 75.817 tifozësh, ndërsa mijëra të tjera do e ndjekin ndeshjen nga ekrani.
Ky duel duket se do thyejë rekordin e të ardhurave sa i takon biletave, me mediet tek Adriatikut që kanë bërë një përllogaritje të përafërt.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt që të gjitha biletat e stadiumit do të jenë të shitura për derbin e së dielës. Dhe jo vetëm kaq. Sfida Inter - Milan që do të luhet në fundjavë po shkon drejt një arkëtimi rekord prej 7 milionë eurosh, një shifër që do ta lejonte atë të kapërcejë 6.6 milionë eurot e ndeshjes Inter - Juve në tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serie A.
Sa i përket ndeshjeve derbi, rekordi është ai i shtatorit 12 muaj më parë, i cili përfundoi me rezultatin 5-1 për zikaltërit dhe një arkëtim prej 6.2 milionë eurosh vetëm nga biletat.