Të ardhurat në dogana, Spiropali:
Në rritje edhe në muajin shkurt
Administrimi më i mirë i doganave ka sjellë një rritje të ndjeshme të vjeljes së të ardhurave. Për muajin Shkurt kjo administratë e ka realizuar planin me 104%, duke arkëtuar 393 milionë lekë më shumë ose 1.2 miliardë lekë më shumë se muaji shkurt i vitit 2013.
TIRANE- Të ardhurat nga administrata doganore gjatë muajit Shkurt kanë shënuar rritje, duke ndryshuar kështu ecurinë negative të një viti më parë. Doganat realizuan planin e të ardhurave për muajin Shkurt me 104%, duke arkëtuar 393 milionë lekë më shumë se plani, ose 1.2 miliardë lekë më shumë se muaji shkurt 2013. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, nga 9 miliardë e 784 milionë lekë të planifikuara për t’u mbledhur gjatë këtij muaji, u arkëtuan 10 miliardë e 177 milionë lekë.
Sipas drejtoreshës së Doganave “Administrata Doganore edhe në muajin Shkurt 2014 vijon përmirësimin e performancës së saj duke realizuar planin e të ardhurave për këtë muaj me 104%, duke arkëtuar 393 milionë lekë më shumë se plani i vendosur nga Ministria e Financave. Kështu nga 9 miliardë e 784 milionë lekë të planifikuara për t’u mbledhur gjatë këtij muaji, u arkëtuan 10 miliardë e 177 milionë lekë. Ndërsa gjatë muajit Shkurt 2013, u arkëtuan 8 miliardë e 989 milionë lekë”.
Ndërkaq, Spiropali u ndal tek marrëveshja 3-vjeçare me FMN, duke u shprehur se ky fakt tregon besimin e partnerëve ndërkombëtare tek modeli i ri i qeverisë, si dhe tek performanva e sistemin fiskal në fushën e mbledhjes se te ardhurave.
“Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar aprovoi marrëveshjen 3-vjeçare me Qeverinë Shqiptare për mbështetjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit, marrëveshje qe parashikon mbështetjen e ekonomisë përmes angazhimit të rreth 457 milionë dollarëve. Miratimi i marrëveshjes është prova e pakundërshtueshme e besimit nga partneret ndërkombëtarë për modelin e ri ekonomik që kjo Qeveri solli, si dhe besimin tek performanca e sistemit fiskal në fushën e mbledhjes se te ardhurave, besim i krijuar pas skanimit që i është bërë sistemit fiskal në administrimin e ri. Më lejoni të theksoj që vetëm nga administrata doganore në 5-muajt e fundit ka arkëtuar 8 miliardë e 700 milionë lekë (84 mln USD) më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse”, tha Elisa Spiropali.
Më tej, drejtoresha e përgjithshme e Doganave premtoi arritje të tjera nga Administrata Doganore në mbledhjen e të ardhurave, por duke krijuar ndërkaq një klimë miqësore me biznesin.
“Vendosmëria dhe serioziteti në bërjen reformave, lufta kundër korrupsionit, dhe trafiqeve te paligjshëm, marrëdhënia e re e partneritetit me biznesin, ndalimi i kurbës rënëse në vjeljen e të ardhurave si dhe rritje e të ardhurave në këtë 5-mujor i krahasuar me të njëjtën periudhe paraardhëse kanë qenë disa nga provat e besimit të partnereve ndërkombëtare për këtë injeksion në ekonominë shqiptare. Administrata doganore është e vendosur të vazhdojë përmirësimin e performancës në mbledhjen e të ardhurave, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal si dhe intensifikimin e partneritetit me komunitetin e biznesit”, u shpreh Spiropali.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13