Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga qeveria qëndrore. Në to përfshihen 6 kategori kryesore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksat Doganore dhe Taksat Nacionale e të tjera. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat përbëjnë zërin kryesor në sigurimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Ndër vite vihet re një performancë gjithmonë e më e lartë e këtyre të ardhurave, gjë që përgjithësisht reflekton përmirësimin e menaxhimit të financave publike, të sistemit të mbledhjes së të ardhurave dhe klimës së biznesit.
