Rruga turistike e Thethit sapo ka nisur punimet për tu ndërtuar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe disa foto nga nisja e punimeve ku ka dhënë një mesazh për të gjithë ata persona që kishin ironizuar projektin '3D' të shpërndarë më parë për këtë rrugë.
“Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë“- shkruan Rama.
Afati për këtë rrugë është 10 muaj dhe pritet të mbyllet në korrik të vitit 2020.
Postimi i Rames:
"JA EDHE KANTIERI I SAPONGRITUR i rrugës turistike të Thethit, ku pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës, si edhe një mbështetje të madhe banorëve të asaj zone të bekuar, të cilët edhe pse thuajse të izoluar nga bota, kanë ndërtuar me mund e mençuri një model biznesi të admirueshëm duke e kthyer traditën e mikpritjes në burim ekonomik.
• Rruga e re nis në Qafë Thore e përfundon në qendrën e Thethit
• Afati per realizimin e punimeve 10 Muaj – Korrik 2020
• Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë."
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1577
Lajme të tjera
-
Rindërtimi/ Gati 404 apartamente në Vorë, Rama: Janë si të jesh në mes të Tiranës, por i keni falas, atje kushtojnë shumë
4 Maj, 15:29
-
Skënder Minxhozi: Rama, Veliaj dhe SPAK
4 Maj, 15:26
-
‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’: Dëgjoni dhe popullin se djalli s’është aq i zi sa duket
4 Maj, 13:13
-
Po ndërtonin 5 objekte pa leje në Theth, vihet në hetim 74-vjeçari, shpallet në kërkim i riu
4 Maj, 11:30
-
Reportazhi i Rai3 për Shqipërinë, Rama në podcast: Faktet të pa verifikuara, nuk zbatoi parimet e gazetarisë
4 Maj, 09:22
-
Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
4 Maj, 08:04
-
Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve
3 Maj, 12:44
-
Rama dhe zv.kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh
3 Maj, 09:48
-
Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve! I pranishëm edhe Veliaj
3 Maj, 09:26
-
Mero Baze: Beteja për mitingun e Athinës po bëhet më e madhe se vet mitingu
2 Maj, 20:19
-
Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv
2 Maj, 17:51
-
Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars, Rama: Nga lart akoma më lart
2 Maj, 15:30
Sh flm z.kryeminister per premtimin e mbajtur,
Përgjigju