Të burgosurit e Fushë-Krujës fitojnë
në futboll ndaj atyre të “Ali Demit”

FUSHE-KRUJE- Të burgosurit e burgut të Fushë-Krujës janë bërë pjesë e “Kampionatit të Futbollit në IEVPenale” në të gjithë vendin. Sot ata kanë luajtur një ndeshje me të burgosurit e burgut 302 të “Ali Demit”. Në hapjen e këtij kampionati ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, si edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas drejtorit të Përgjithshëm këto kampionate po zhvillohen për herë të parë, por do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

“Është një aktivitet që organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky aktivitet nuk do të jetë as i pari as i fundit , ka për qëllim vetëm rehabilitimin dhe integrimin e këtyre personave, por për tu bërë të mundur dhe dhënien e aftësive apo profesioneve të caktuara”, tha Artur Zoto, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
 
Ndeshja e sotme përfundoi me rezultatin 8-4 për ekipin e Fushë-Krujës, duke skualifikuar kështu ekipin e “Ali Demit”.
 
Këto ndeshje do të shërbejnë për rehabilitimin e të burgosurve. Kampionati do të zgjasë edhe përgjatë muajit tetor ku do të finalizohet me një ekip fitues. Skuadra fituese do të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen kombëtare të futbollit në “Selman Stërmasi”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj